Bedri Hamza ka premtuar se në rast se Partia Demokratike e Kosovës fiton zgjedhjet, pagat do të rriten deri në 50 për qind për punëtorët në sektorin publik.
Gjatë deklarimeve të tij në kuadër të fushatës zgjedhore, Hamza është zotuar se rritja e pagave do të ndodhë në fillim të mandatit të qeverisë së re, duke theksuar se ky është një nga premtimet kryesore të PDK-së për qytetarët e Kosovës.
Ai ka deklaruar se synimi i tyre është përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve dhe përballimi më i lehtë i rritjes së çmimeve dhe kostos së jetesës.
Hamza madje ka thënë se nëse nuk e realizon këtë premtim brenda vitit të parë të mandatit, do të japë dorëheqje nga posti i kryeministrit.

